Manja pret të ngarkuarin me punë të Ambasadës Amerikane, reforma në drejtësi dhe mbrojtja e demokracisë në fokus

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, priti sot në një takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, David Wisner.

Në njoftimin për mediat të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, bëhet me dije se, gjatë fjalës së tij, Ministri e uroi për misionin e tij dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin për Shqipërinë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, gjatë takimit u diskutua thellësisht për reformën në drejtësi, mbrojtjen e demokracisë, forcimin e ekonomisë etj. Nga ana tjetër, Wisner shprehu mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë.

Arena e Lajmit


Manja pret të ngarkuarin me punë të Ambasadës Amerikane, reforma në drejtësi dhe mbrojtja e demokracisë në fokus

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook