Një makinë në ecje është përfshirë nga flakët në ‘By Pass-in’ e Vlorës në afërsi të fshatit Kaninë.
Uniformat blu bëjnë me dije se nuk ka pasur dëme njerëzore, por vetëm materiale. Sakaq shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ku po punojnë për përcaktimin e shkakut.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në bypass-in e Vlorës, në fshatin Kaninë, ka marrë flakë në ecje, automjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit B. A., 20 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.