Procesi për ish-anëtarin e UÇK-së, një prokuror i huaj do të ndjekë nga afër gjyqin ndaj Dritan Goxhajt

Një prokuror i huaj do të ndjekë nga afër procesin ndaj Dritan Goxhaj, ish-anëtarit i UÇK-së, të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjykatës Speciale.

Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Më 9 shtator Gjykata e Tiranës la sërish në burg Dritan Goxhajn.

Avokati i tij Bashkim Nikolla kërkoi lirimin e menjëhershëm të Goxhajt për shkak se sipas tij ka kaluar afati 40-ditor.

Gjykata e Tiranës e rrëzoi kërkesën duke arsyetuar se është e pambështetur në ligj e në prova. Ndërkohë avokati pretendon se nuk ka ardhur kërkesa për ekstradim nga shteti kërkues.

Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Arena e Lajmit


Procesi për ish-anëtarin e UÇK-së, një prokuror i huaj do të ndjekë nga afër gjyqin ndaj Dritan Goxhajt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook