Prokuroria zbuti akuzat për fisin Rraja, avokati Rumano: Vendim i nxituar, ngjarja është e organizuar

Avokati Gentian Rumano i ftuar në studion e emisionit “Open”, në News24, foli për dhunën e ushtruar nga fisi Rraja kundrejt atyre Maja, si dhe vendimin e Prokurorisë për lehtësimin e akuzave.

Rumano tha se ngjarja e ndodhur është e organizuar mirë dhe se vendimi i marrë nga Prokuroria për lehtësimin e akuzave ndaj fisit Rraja është e nxituar, teksa e cilësoi si të qëllimshme.

Sakaq ai kundërshti akuzën “Plagosje e lehtë me dashje”, ndërsa shtoi se është më tepër se kaq, pasi nuk ishte një ngjarje momentale.

“Këtu nuk kemi një ngjarje që ka ndodhur tani për tani, por është e organizuar. Me informacionet që kam dëgjuar, këtë konkluzion e vlerësoj si të nxituar. Nga analiza e ngjarjes, rrethanave, denoncimeve të bëra më parë nga fisi Maja për guroret, kurrsesi nuk mund të jemi para veprës penale ‘plagosje e lehtë me dashje’, pasi është organizim. Dënimi për këtë vepër ‘plagosje e lehtë me dashje’ është deri në 10 vite burg dhe rasti ndiqet nga ana e Prokurorisë.

Kjo nuk është paaftësi por e qëllimshme. Nuk e di për çfarë, por vetëm paaftësi nuk ka në këtë rast. Prokurorët janë cilësorë në mënyrën si hetojnë, jo të paaftë.”, u shpreh avokati Rumano.

()

Arena e Lajmit


Prokuroria zbuti akuzat për fisin Rraja, avokati Rumano: Vendim i nxituar, ngjarja është e organizuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook