Açka dha dorëheqjen nga drejtimit i komisionit, deputeti i PS: Nuk i shkon roli i viktimës. Dhunoi procedurën parlamentare, luftë klasash ndaj Gjinushit

TIRANË

Deputeti i PS-së Petro Koçi ka reaguar sot për dorëheqjen e kryetares së komisionit të edukimit Flutura Açka.

Koçi, i cili disa muaj më parë dha dorëheqjen si zv.kryetar i këtij komisioni deklaron se Açka është fajtore për dhunimin e procedurës parlamentare.

Sipas tij, zonja Açka iu dorëzua presionit të përfaqësuesve të grupit Berisha në Komision dhe lufta ndaj Kryetarit aktual të Akademisë i ngjan luftës së klasave për shkak të biografisë së tij.

POSTIMI I PLOTË
T’i marrim gjërat me radhë:
1. Zonjës Açka nuk i shkon roli i viktimës që luajti dje sepse është fajtore për dhunimin e procedurës parlamentare në Komisionin e Edukimit. Në mënyrë arbitrare dhe me forcën e pushtetit drejtues ndaloi kalimin në votim të një projektligji i cili u shoshit në disa seanca diskutimi dhe dëgjesash si asnjë tjetër. Të qenit kundër është demokratike edhe nëse nuk ke argumente, por të ndalosh dhunshëm procedurën e votimit është shkelje e hapur.

2. Ne i kishim provuar të gjitha ndëshkimet berishiane në kohën e regjimit fashist të tij, që nga rrahjet, qethjet e kokës, burgosjet etj., por që të mund të arrestohej sot një projektligj nuk e kisha menduar kurrë. Arrestimi politik i një projektligji është thagma me e çuditshme e pëdeizmit.

3. Zonja Açka për këtë shkelje do meritonte shkarkimin nga pozicioni i Kryetares së Komisionit. Kopjimi i pjesshëm prej saj i dorëheqjes time nuk e shpëton nga përgjegjësia të paktën morale në veprimet e kryera.

4. Zonja Açka iu dorëzua presionit të përfaqësuesve të grupit Berisha në Komision. Ata e kanë akuzuar shpesh prej gati 2 vjetësh si bashkëpunëtore të maxhorancës. Kompleksimi që ka pësuar nuk duhej të kthehej në shpërdorim të detyrës si drejtuese komisioni. Dhe komisioni nuk duhej të bëhej viktimë e luftës mes dy partive pedeiste që përfaqësohen në të.

5. Komisioni është kthyer në një foltore ku mbahen konferenca për shtyp ku edhe në dëgjesa flasin më shumë pyetjebërësit se sa të ftuarit. Ndërsa mbledhja e djeshme u bë si mbledhje organizate puniste ku u zbulua dhe u dënua një grup armiqësor.

Lufta ndaj Kryetarit aktual të Akademisë i ngjan luftës së klasave për shkak të biografisë së tij. Pëdëistët nuk duan kryetar me politikë në biografi.

6. Në fund të sesionit të kaluar kam dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga pozicioni i zv.kryetarit të komisionit jo për shkak të sjelljes fyese të kryetares ndaj meje si nënshkrues i projektligjit, por për shkak të qëndrimeve me ekuivok të ndonjë prej anëtarëve të grupit të PS. Ishin ato qëndrime që lejuan taktikën shpërdoruese dhe destruktive të opozitës. Projekti kishte mbështetjen e plotë të PSSH.

7. Projekti u formulua në bazë të kërkesës së shumicës së komunitetit akademik. Kjo është e vërtetuar edhe me shkresën përkatëse drejtuar komisionit tonë.

8. Kundër projektit ishte vetëm një akademik fillikat i cili përfaqëson një narcisist gjithollog të pakorrigjueshëm dhe që nga pinjoll i një familjeje antifashiste është kthyer në një bashkëpunëtor ballist të Sali Berishës.

9. Në kushtet e dhunimit të procedurës parlamentare në aktivizuam thirrjen e komisionit me kërkesën me e-mail të 5 deputetëve. Rregullorja ka parashikuar këtë hapësirë demokracie për rastet kur drejtuesit e komisioneve refuzojnë të zbatojnë normalitetin procedural. Karrigia e drejtuesit të komisionit nuk mund të institucionalizojë dhe materializojë dhunën e pakicës mbi shumicën.

Për dijeni të publikut çdo mbledhje parlamentare njoftohet me e-mail.

10. Në mbledhjen e djeshme i kam kërkuar falje çdo anëtari komisioni që në rastet kur kam qenë unë drejtuesi i mbledhjeve ka menduar se unë i kam shkelur ndonjë të drejtë.

11. Këta që duan në krye të kombit një 80-vjeçar ulërijnë si komsomolas apo si Lej Fenë për moshën e akademikeve dhe drejtuesve të një komuniteti të cilit mosha dhe thinjat i kanë hije.

Një komunitet i cili është të paktën më shenjtor sesa politika.
12. Partia Socialiste gjykoi se reformat e nisura më parë në Akademinë e Shkencave duhej të konsolidoheshin me ndryshimet e fundit. Dinamizmi në rritje dhe gjithëpërfshirja janë aspekte të cilat janë shfaqur dukshëm në 4 vitet e fundit. Ndërkohë tri projektet madhore; Enciklopedia Shqiptare, Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe dhe Historia e Shqiptarëve meritonin vijimësi administrative të sigurt.

13. Ligji nuk zgjedh Kryetar. Vetëm mundëson rizgjedhjen edhe për 4 vjet të Kryetarit aktual. Zgjedhjen e bën komuniteti akademik. Kush ka prapanicë të vejë të kandidojë.

Arena e Lajmit


Açka dha dorëheqjen nga drejtimit i komisionit, deputeti i PS: Nuk i shkon roli i viktimës. Dhunoi procedurën parlamentare, luftë klasash ndaj Gjinushit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook