Aksident në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagosen tre pasagjerët

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”,  në afërsi të fshatit Libonik në Maliq.

Drejtuesi i mjetit tip “Audi” ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe mjeti ka dalë nga rruga, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre pasagjerët.

Policia bën me dije se të lënduar kanë mbetur shtetasit me iniciale I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, shtetasi R. L., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit


Aksident në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagosen tre pasagjerët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook