Në kulmin e krizës, pa një trajner, dhe me të ardhmen në dyshim, “pancerat” zgjohen dhe thyejnë Francën në testin miqësorë të zhvilluar në Dortmund. Në “Signal Iduna Park”, përballë 60 mijë tifozë, me Voller provizorisht në stol, Gjermania mori një fitore morali përballë atyre që konsiderohen si një nga ekipet më të forta në Evropë, përballë Francës, finalistëve të Botërorit. Me shpresën për të ndërtuar një ekip të ri, por 4 herë kampionët e Botës mbështeten sërish të Thomas Muller, ishte pikërisht veterani i Bayern Munich që kaloi “pancerat” në avantazh në minutën e 4-ët.
Pjesa e dytë, nisi me zëvendësime nga të dy kampet duke krijuar përshtypjen se do të mbyllej me rrjeta të paprekur, por fundi ishte “zjarr”. Sane provoi fillimisht i vetëm përballë Maignan, por pak sekonda më pas, sulmuesi i Bayern Munich nuk gaboi duke dyfishuar shifrat në minutën e 87-të. Dy minuta më pas, Franca ngushtoi shifrat në 2-1, me Grizmann që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
“Goditje e ftohtë për blutë”, shkruan L’Equipe në faqen e parë.
Në testin tjetër miqësorë, në derbin britanik, Anglia mposhti Skocinë me rezultatin 3-1. Në “Hampden Park” të Glasgou, Foden kaloi Anglinë në avantazh në minutën e 32-të, thjesht bëri spondën brenda në zonë pas goditjes së fortë të Walker. Dy minuta më pas ishte Jude Bellingham që mori një dhuratë duke dyfishuar shifrat. Nuk mund të mungonte në këtë sfidë as protagonizimi i Maguire me qendërmbrojtësi që hapi ndeshjen në minutën e 67-të me një autogol klasik.
Për të mbyllur llogarite me skocezët mendoi kapiteni Harry Kane që në minutën e 81-të sigloi shifrat në 3-1. Suksesi përballë Skocisë mori vëmendjen e mediave angleze, ku si gjithnjë dy Harry-at, Kane dhe Maguire ishin protagonistë kryesorë, “engjëll dhe djall”.