I gjenden në banesë mijëra produkte kozmetike të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari nga Durrësi

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për konstatimin dhe goditjen e krimeve ekonomike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës evidentuan një rast të futjes së mallrave të kontrabanduara në vendin tonë.

Për këtë rast u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi B. N., 30 vjeç, banues në Durrës.

Në një magazinë në lagjen nr. 14, pjesë e banesës së 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1830 produkte kozmetike (kremra dhe vajra për përdorim në plazh) të dyshuara të kontrabanduara, për shkak se nuk ishin të shoqëruara me faturat përkatëse doganore apo të origjinës.

Këto produkte që dyshohet se ishin magazinuar me qëllim tregtimin me pakicë, në dyqane të ndryshme, u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


I gjenden në banesë mijëra produkte kozmetike të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari nga Durrësi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook