Çifti i cili u njoh në spektaklin televiziv “BBV2”, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, vazhdojnë të përfliten shumë nga media.
Shpesh është folur për një shtatzëni, por gjithmonë e kanë mohuar.
Ndërkohë që ditën e djeshme Luizi ka publikuar një foto në faqen e tij në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet pranë barkut të një gruaje dhe shkruan: Rrahjet më të bukura në botë, duke bërë që ndjekësit të krijojnë aludime nga më të ndryshmet.
Sot burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Kiara Tito është në pritje të ëmbël, rreth 5 javëshe shtatzënë.
Kujtojmë që dashuria dhe martesa e tyre u realizua në “Big Brother”, e cila u shoqërua me polemika edhe jashtë.