Qendrat e masazheve në kryeqytet vazhdojnë të jenë “fole” prostitucioni ku vajzat e punësuara kamuflohen si masazhatore për të ofruar shërbime të ndryshme seksuale.
Në një prej këtyre qendrave të masazhit, e infiltruara e emisionit “Fiks Fare” e cila kishte shkuar për t’u “punësuar” ka regjistruar biseda me disa prej vajzave që punonin aty, të moshave nga 20 deri në 26-vjeçe.
Madje njëra prej tyre e instrukton se si të “eksitojë klientët”.
“Kur futem në dhomë për të bërë s*ks, bëj ah ah që ta eksitoj”, tregon ajo, duke i mësuar edhe procesin e punës.
Pjesë nga përgjimet:
Vajza: Jo ka rënë pak puna, me 6000 është seksi, me 3000 ( të reja) goja, edhe nuk rrihet klientit 1 orë se s’do shpikim avion.
Ka nga ata që kërkojmë 1 orë, ne nuk rrimë i përzëmë ashtu. Fërkojmë 2 minuta, 5 minuta pastaj fillojmë pjesën tjetër. Vijnë kastile për atë punë. 6000 lekë të reja është për mua, 4000 për menaxheren.
Po sa goca ka?
Vajza: Ne të dyja paradite dhe 6-7 jemi gjithsej
Po sa bën në ditë ti?
Vajza: 18-19 orarëshe, të zgjedhin vetë ato se do i thuash klientit, zgjidh njërën. E zgjedh ai dhe futesh.
Ju japin 60 apo edhe më shumë?
Vajza 2: Varet, po ju tek ndonjë klienti të të japë më shumë.
Sa keni që po punoni?
Vajza 2: Kam 1 vit e gjysmë këtu
Vajza 1: Unë kam 5 muaj. Po do zihesh, e di sa raste jemi zënë edhe me grushte klientin këtu.
Po e di burri se çfarë pune bën?
Vajza 1: Çdo burrë e di se ku punon goca. Çdo gocë që punon këtu është e martuar dhe me fëmijë.
Biseda mes vajzave pasi njëra mbaron punë me klientin?
Vajza 1: Mbarove? Ishte i bezdisshëm?
Po ti sa vjeç je?
Vajza 1: Jam 20-vjeçe. Ti i merr 6000 ( të reja) kurse klienti thotë tjetër për tjetër, më ka marrë goca më shumë, dua edhe 1 orë seks.
Edhe e pyet klientin sa të ka marrë goca kur del nga dhoma pasi mbaron punë me ty.
Menaxherja vetë nuk punon?
Vajza 2: Jo, ajo ka fëmijë dhe burrin, është menaxhere ajo. Vishu sa më shumë provokative që të bësh klientin për vete.
Vajza 1: Hyn me klientin në dhomë, e rregullon derisa të lahet ai, e ke rregulluar.
Vajza 2: Të paktën hiq prezervativin, ajo është e rëndësishja.
S’thonë gjë këto të pallatit?
Vajza 2: Edhe po bënë, asgjë nuk na gjen, gjasme mblidhen që të ankohen që të vijë policia E di policia se çfarë pune bëjmë.
Vajza 3: Kjo punë ka vështirësi, punë ka o zemra, pa gjë nuk del. Puna në darkë është deri në 2 të natës. Po mirë kemi dalë, se është 10000 të reja në total.
Unë kam 18-20 klientë, ajo 15 klientë. E di se kap 1 milionë, 1 milion e 30.000. Është qendër që ka më shumë punë se të gjithë të tjerat.
Mbaro njërin 5 minuta, shko tek tjetri. Nuk llogaritet masazhi fare. Rrobat e klientit i fusim në dollap sepse mund të ketë ndonjë kamera, ndonjë gjë pse të digjemi.
Të gjithë në janar kanë qenë të mbyllur, vetëm ne kemi që të hapur. Nuk do rrish një orë seks ti se s’ka shans. E kishim një në moshë ne, ishte shtatzënë 5 muajshe. Unë jam më e madhja 26 vjeçe.
Në momentin që mbaron dhomën tënde, mbledh letrën me prezervativ dhe i hedh vetëm tek koshi. Kur ti futesh në dhomë, kur bën seks, unë bën ah ah që ta eksitoj.
Që të mos dëgjohemi jashtë ngre muzikën sa të dojë kokrra e qejfit ty. Këta kanë 3-4 qendra o zemra.