Në përfundim të mbledhjes së qeverisë janë publikuar dhe vendimet. Bëhet me dije se Albert Halilaj është liruar nga detyra e prefektit.
Halilaj do kandidojë nën siglën e PS për kryetar të bashkisë Kukës në zgjedhjet e pjesshme që mbahen më 24 shtator. Në vend të tij është emëruar Granit Gjana.
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Shtator 2023:
V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
()