Dy titullarë me pikëpyetje, trajneri i Vllaznisë nuk ka vendosur për formacionin ndaj Partizanit

Vllaznia do të ketë një grup të plotë futbollistësh në ndeshjen ndaj Partizanit, që do të luhet të enjten në orën 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Rikthimi i qendërmbrojtësit Marko Juriç dhe mesfushorit Ardit Krymi, të cilët kanë lënë pas dëmtimet, është një lajm shumë i mirë për stafin teknik.

Mirëpo, trajneri Migen Memelli është i dyzuar për t’i përfshirë në formacion, duke qenë se lojtarët nuk janë në 100% të gjendjes së tyre. Në stërvitjet e fundit ata më tepër janë provuar me grupin që mendohet se nuk do të jenë titullarë. Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë në stërvitjen e fundit, me Juriçin dhe Krymin që do të grumbullohen për nesër dhe ajo që pritet  të konfirmohet është nëse do të luajnë nga minuta e parë apo do ta nisin nga stoli. PanoramaSport

Arena e Lajmit


Dy titullarë me pikëpyetje, trajneri i Vllaznisë nuk ka vendosur për formacionin ndaj Partizanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook