EMRI/ Ndërron jetë në QSUT i dënuari me 10 vite burg

Ndërron jetë në një QSUT një i dënuar me 10 vite burg. Bëhet fjalë për 62-vjeçarin Islam Binjakun, i cili ishte dënuar për drogë.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, i dënuari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiorespirator.

Njoftim për shtyp

I dënuari Islam Binjaku, i datëlindjes 27.03.1961, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar me 10 vite për lëndë narkotike, ka ndërruar jetë në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza, Tiranë.

I ndjeri është shtruar në Reanimacionin Qëndror të Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me datë 31.08.2023. Me datë 14.09.2023, ndërron jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT me diagnozë Arrest Kardiorespirator.

Ekspertët e Mjeksisë Ligjore, si dhe oficerët e policisë gjyqësore të SHKBB, po ndjekin procedurat ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Arena e Lajmit


EMRI/ Ndërron jetë në QSUT i dënuari me 10 vite burg

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook