Fero konfirmon ndarjen me Arbenitën: Nuk kam lidhje me atë që bën ajo

Reperi Fero ka qenë së fundmi një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it, që pas arrestimit për dhunë ndaj bashkëshortes së tij modeles Arbenita Ismajli e më pas vendimi për t’iu përkushtuar fesë islame, lajm i cili për të gjithë erdhi si një surprizë.

Tashmë çdo postim i tij në rrjete sociale i kushtohet fesë.

Fillimisht u aludua se çifti ka nisur divorcin, por çdo gjë mori kthesë kur në media qarkulluan ku të dy u panë pranë njëri-tjetrin, pasi reperi doli nga burgu.

Megjithatë në një postim të fundit, reperi hedh poshtë zërat për një rikthim me modelen duke u shprehur se ai tashmë nuk ka asnjë lidhje me të.

Ai shtoi se tashmë kanë nisur jetën në dy rrugë të ndara dhe se kanë respekt të ndërsjellët pasi edhe janë prindër të një vajze.

“Jam mysliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajze, por sot jam mysliman dhe nuk kam lidhje me te. Ajo zgjodhi jetën e saj”, ka shkruar Fero në postim.

Fero konfirmon ndarjen me Arbenitën: Nuk kam lidhje me atë që bën ajo

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook