“Kemi një kamerë të fshehtë, të frikshme”, çfarë po paralajmëron Ronaldo Sharka? (Foto)

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka u angazhua menjëherë në projektet televizive. Ai u bë pjesë e emisionit “E Dille” në Top Channel, ku së bashku me Erjola Doçin prezantuan rubrikën “Mos i bjer me top”.

E teksa këtë të diel pritet që të nisë sezoni i ri i “E Diell”, ndjekësit e tij janë shumë kuriozë të dinë se kush do të jetë i ftuari i parë.

Gjatë një bisede virtuale, moderatori i njohur përgjigjet:

“Hmmm… Është një nga top 3 personazhet më të komentuar të 5-6 muajve të fundit, por që kurrë nuk ka dhënë një intervistë televizive për gjithë gurulldinë që është bërë në rrjet. Ekskluzive e kemi, është vajzë. Ah po, kemi dhe një kamerë të fshehtë, të frikshme”.

Ndërkohë ndjekësit e Ronaldos kanë nisur menjëherë duke aluduar se kush mund të jetë dhe kanë përmendur Olta Gixharin.

“Kemi një kamerë të fshehtë, të frikshme”, çfarë po paralajmëron Ronaldo Sharka? (Foto)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook