Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur megaoperacionin antidrogë, i cili ka çuar pas pranga 233 persona, pjesë e 23 grupeve kriminale.
Në një reagim në Facebook, Rama ka publikuar bilancin e policisë, duke e shoqërua me një emoji përshëndetjeje.
Në sajë të megaoperacionit “Tempulli” janë sekuestruar mbi 800 kg kanabis, mbi 60 kg heroinë, mbi 15 kg kokainë dhe ekstazi. Sakaq janë proceduar në gjendje të lirë mbi 1 mijë persona, janë lëshuar 296 masa arresti me burg, 214 masa sigurie, 19 arrestime në flagrancë, 82 të shpallur në kërkim si dhe janë lëshuar 356 urdhra për kontrolle në banesa e ambiente të tjera.