Zbardhen detaje të reja nga megaoperacioni anti-drogë i zhvilluar prej ditës së djeshme në mbarë vendin. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për se kanabisi që u sekuestrua në Tiranë, vinte nga Kanadaja.
Mësohet se kanabisi ka ardhur me postë, i fshehur në konserva peshku. Mësohet se një drogë e re ka dalë në qarkullim., drogë xhelatinoze që vjen nga Kandaja. Ajo është në formën e konservave të peshkut me përqindje të lartë THC. Ndërsa një lloj tjetër është në formën e tubave, me origjinë po nga Kanadaja.
Deri më tani në mbarë vendin janë arrestuar mbi 200 persona, ku prej tyre, 112 janë vetëm në Tiranë.