Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, largohet nga grupi parlamentar i Mediut deputetja Merita Bakiu, ja kush e zëvendëson

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë. Në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit ka deklaruar se Merita Bakiu ka njoftuar largimin nga grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim, me kryetar Fatmir Mediun, ndërsa po këtij grupi i është bashkuar Petrit Doda.

Sakaq, në rend të ditës janë parashikuar dhjetë pika, mes tyre shkarkimi i ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe emërimi në vend të saj i Ervin Metes. Po ashtu, është dhe votimi për emërimin në detyrën e ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Ndërkohë, në pikat e tjera të rendit të ditës janë, diskutimi dhe miratimi i disa marrëveshjeve dhe ndryshimeve ligjore.

Kështu, pritet diskutimi dhe miratimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi, për sigurimet shoqërore”, projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e pjesshme të zgjeruar (EPA) për themelimin e regjistrit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës”, projektligji “Për miratimin e rezolutës nr.463 (2022), të Bordit Drejtues të CEB, “Rritja e kapitalit të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB)””.

Në rend të ditës janë diskutimi dhe miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë, për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe parandalimin dhe shmangien e evazionit tatimor”, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri”. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.74/2014, “Për armët”, të ndryshuar”. Si edhe Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.

Arena e Lajmit


Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, largohet nga grupi parlamentar i Mediut deputetja Merita Bakiu, ja kush e zëvendëson

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook