Theu arrestin shtëpiak, policia prangos të riun në Tepelenë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet nga policia i riu në Tepelenë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet S. S, 26 vjeç.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë,kapën dhe arrestuan shtetasin S. S., 26 vjeç, banues në Tepelenë.

26-vjeçari u arrestua pasi është kapur në flagrancë jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar Gjykata e Gjirokastrës, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, për një rast të goditur më datë 10.03.2022, në aksin nacional Gjirokastër-Virua.”, thuhet në njoftimin e policisë.
()

Arena e Lajmit


Theu arrestin shtëpiak, policia prangos të riun në Tepelenë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook