VIDEO/ Megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar, dalin pamjet, momenti kur shoqërohet në polici një prej tyre

Pamjet që shihni tregojnë momentin e arrestimit të një prej personave të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në vendin tonë.

Në sajë të këtij megaoperacioni ku u arrestuan mbi 200 persona, shihet një i ri i arrestuar, me pranga në duar, ndërsa kundërshton ndalimin, madje edhe familjarët e tij. Ndërkohë në pamje shfaqen policë të maskuar. ka siguruar pamjet nga aksioni.

MEGAOPERACIONi
Ky operacion i madh kombëtar anti-droge nga toka dhe ajri u zhvillua në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Helikopterët janë parë të fluturojnë edhe mbi tarracat e pallateve në kryeqytet. Kujtojmë se mes të arrestuarve është edhe një polic, Saimir Hysa, i cili është ndaluar nga AMP për këtë procedim.

Po ashtu mësohet se pas hekurave ranë dhe shtetasit Glidi Ballolli, Francesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli. Polici akuzohet për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje, trafik veprash arti dhe shpërdorim dhe përkrahja të autorit.

()

Arena e Lajmit


VIDEO/ Megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar, dalin pamjet, momenti kur shoqërohet në polici një prej tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook