Zekiç i kënaqur: Partizani tregoi disiplinë dhe karakter, mund të kishim triumfuar

Partizani ia doli të merrte një pikë ndaj Vllaznisë në Shkodër (0-0), edhe pse skuadra e kuqe luajti me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes. Pas sfidës, trajneri i ekipit nga kryeqyteti, Zoran Zekic iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Dhamë maksimumin, luajtëm 80 minuta me një lojtar më pak, por mendoj se morëm maksimumin nga kjo ndeshje.

Vuajtëm pak. Kishim shanse edhe në pjesën e parë edhe në të dytën, por nuk shënuam. Nëse shënojmë, do rritemi më shumë. Pjesa tjetër, është pjesë e disiplinës, si me 11 lojtarë apo edhe me 10 lojtarë.

Duke ecur minutat, e ngritëm më lart ekipin, duke kërkuar fitoren. Kishim mundësi me Bitsouka, Rrapaj dhe Mba. Ekipi tregoi disiplinë dhe karakter, për këtë jam lumtur” – Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Zekiç i kënaqur: Partizani tregoi disiplinë dhe karakter, mund të kishim triumfuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook