U ekzekutua për hakmarrje, ‘Kanuni’ vë në pranga vrasësit e Elson Kalaverit. Zbulohet identiteti i njërit prej tyre

Arrestohen vrasësit e Elson Kolaverit.

Bëhet fjalë për 5 persona, mes tyre dy shqiptare. Operacioni i sotëm i quajtur “ Kanuni”, është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar që prej gushtit 2022 nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Pizës dhe koordinuar nga Prokuroria Publike e Pizës, e cila bëri të mundur zbardhjen e vrasjes mizore të shqiptarit.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala raporton për se ka zbuluar emrin e një prej shqiptarëve të arrestuar është Shkëlzen Keqi. Ky i fundit Keqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane. Mësohet se Keqi u arrestua teksa udhëtonte nga Thumana në drejtim të Tiranës.

Kalaveri u vra një vit më parë në fshatin Castelnuovo Val di Cecina në Pisa të Italisë. 36-vjeçari u qëllua me 15 plumba nga tre persona të maskuar, që u larguan me një mjet me targa gjermane nga skena e krimit.
()

Arena e Lajmit


U ekzekutua për hakmarrje, ‘Kanuni’ vë në pranga vrasësit e Elson Kalaverit. Zbulohet identiteti i njërit prej tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook