Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete, humb jetën polici, plagoset malazezi

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rrubikut. Aksidenti ku janë përplasur dy automjete ka ndodhur në orën 07:50.

Burimet bëjnë me dije se automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez me inicialet M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë). Për pasojë ka ndërruar jetë polici, ndërsa shoferi tjetër ndodhet në spital.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

  • foto galeri
  • foto galeri

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L. Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Arena e Lajmit


Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete, humb jetën polici, plagoset malazezi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook