Marcus Thuram ishte një nga futbollistët më aktiv në pjesën e parë të derbit të Milano, të fituar 5-1 nga Interi. Sulmuesi francez realizoi gol në fundin e fraksionit të parë, ndërsa u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë, për shkak se kishte harxhuar shumë energji. Pas takimit, Thuram dha një intervistë për mediat.
“Shpresoja të filloja mirë këtu në Inter, një nga ekipet më të mëdha në Evropë. Jam i lumtur që luaj me këta lojtarë. Goli? Ne ishim në një kundërsulm me Denzel Dumfries, topi ishte i gjatë, por më i thashë vetes se duhej të gjuaj.
Më pëlqen të luaj me këtë formacion. Frattesi? Pas dy golave kundër Italisë unë i thashë se duhej të shënonte me Interin dhe ai ia doli.
Pse zgjodha Interin? Duhej të kisha ardhur dy vjet më parë, punova për të rifituar besimin e zikaltërve dhe ishte e qartë arsyeja përse erdha këtu” – tha ai.
()