Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa akuzohen për vepra të ndryshme penale.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen A. R., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, arrestuan shtetasin E. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
()