Ori dhe Isli sërish në ekran? Veprimi i fundit i moderatorit shton dyshimet te ndjekësit

Deri sezonin e kaluar televiziv, Ori Nebiajn dhe Isli Islamin i pamë dhe i dëgjuam për disa vite si drejtues të “Wake Up” në Top Channel, ku duhet thënë që ishin një prej dysheve të preferuara të publikut shqiptar. Më pas Ori vendosi ta vazhdonte karrierën si drejtuese e “Për’puthen”, për pak muaj, derisa mori rolin si deputete në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa Islin e pamë si konkurent në “DWTS” e më pas të përkushtuar në biznes e në radio, por larg Top Medias.

Megjithatë “partnerët në krim” duket se kanë vendosur të rikthehen dhe këtë e ka bërë me dije vetë Isli nëpërmjet një postimi në Instagram. Kështu, moderatori ka postuar një foto krah Orit, ku shkruan: “Projekte të mrekullueshme” dhe atë cilësimin si partnerë që ne e përdorëm pak më parë.

Nuk dihet nëse bëhet vërtetë për një projekt në ekran, pasi nuk kanë zbuluar detaje, mund të jenë edhe në radio, ndoshta edhe në biznes, ose thjesht Isli po përdor sarkazmën e tij.

Ori dhe Isli sërish në ekran? Veprimi i fundit i moderatorit shton dyshimet te ndjekësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook