Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur dhe kanosi punonjësen sociale, telashe për 37-vjeçaren

Një 37-vjeçare, ka përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohet se shfrytëzonte 4 fëmijët e saj të mitur për të lypur. Madje ajo akuzohet se kanosi me fjalë punonjësen sociale.

Mësohet se shtetasja me inicialet N. R., akuzohet për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosja”.

NJOFTIMI I POLICISE
Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, si dhe kanosi me fjalë punonjësen sociale, procedohet penalisht 37-vjeçarja. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të planit të masave, për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet intensive dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen N. R., 37 vjeçe, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosja”. Kjo shtetase është konstatuar në rrugën “Dritan Hoxha”, së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur. Gjithashtu, 37-vjeçarja, ka kanosur me fjalë, punonjësen sociale.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. Gjithashtu apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.
()

Arena e Lajmit


Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur dhe kanosi punonjësen sociale, telashe për 37-vjeçaren

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook