Donaldi e zbulon, ja kush është këngëtari i njohur që do marrë pjesë në filmin që po bën me Borën

Çifti i famshëm shqiptar, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, kanë ndarë me fansat disa javë më parë, se janë në përgatitje të një filmi të ri. Filmi përflitet se do të sjellë copëza kujtimesh nga historia e tyre dhe është një komedi-romantike që do vijë në kinema në muajin dhjetor.

Ndërkohë që disa ditë më parë, Donladi zbuloi se Semi Jaupaj, do të jetë një ndër aktoret e këtij filmi, mbrëmjen e kaluar, Veshaj ka zbuluar se një tjetër këngëtar do i bashkohet kastit të filmit dhe bëhet fjalë për artistin, Alban Skënderaj.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Donaldi ka zbuluar fotografinë e Albanit gjatë xhirimit të filmit dhe bashkangjitur shkruan: “Kam qënë gjithmonë fans i muzikës së tij dhe i njeriut që është. Jam i lumtur që Alban Skënderaj është pjesë e “5 Herë Jo”. Me miq të mirë nuk dalin kurrë vepra të këqija”.

“Më besoni që është një aktor që nuk ka nevojë për shumë dubla“, shton në një tjetër postim Donaldi.

Donaldi e zbulon, ja kush është këngëtari i njohur që do marrë pjesë në filmin që po bën me Borën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook