Arsenali vuan ndaj Everton në “Goodison Park”, por fiton 0-1, në një sfidë plot me emocione. Skuadra e drejtuar nga Arteta merr kështu triumfin e dytë radhazi dhe suksesin e katërt në pesë takimet e fundit.
Gooners e filluan me ritëm të lartë ndeshjen, patën mundësi të zhbllokonin takimin por nuk ia dolën. Në minutën e 20-të, Martinelli gjeti rrugën e rrjetës, gëzimi zgjati pak pasi goli u anulua për Offside.
Në pjesën e dytë, ishte Trossard që i dhuroi skuadrës londineze 3 pikë të arta, me një goditje të saktë pas zhvillimit të një goditje nga këndi. Arsenal mbetet një nga skuadrat pretendente për të fituar Premier League këtë sezon, me garën që është e egër me kampionët e Manchester Cityt. JS
()