Pragndeshja me Egnatian, Zekic vlerëson rivalin: Kundërshtar serioz, ka shumë pretendentë për titullin

Partizani pret në shtëpi të hënën prej orës 18.30 skuadrën e Egnatias. Para takimit të radhës së kampionatit, para mediave ka dalë trajneri i të kuqve, Zoran Zekic.

“Nuk është periudhë e vështirë. Kemi luajtur 7 ndeshje në 24 ditë, por mendoj se jemi përgatitur për të gjitha.

Dëmtimet? Po kemi ende probleme me Mensah. Ai ka filluar të punojë, por ende nuk është në 100%. Da Silva është akoma jashtë. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe ne nuk kemi çfarë të bëjmë.

Në Kroaci është një favorit shumë i madh si Dinamo e Zagrebit. Mendoj se në kampionatin shqiptar situata nuk është e tillë. Çdo ndeshje është një luftë e madhe. Ky është mendimi im i parë për futbollin shqiptar, por duhet të më jepni pak kohë.

Egnatia ka një trajner të mirë, ka lojtarë të mirë. Nesër do të kemi një kundërshtar serioz dhe do të jetë një ndeshje serioze. Ne duhet të përgatitemi për këtë. Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme. Çdo gjë është e mundur.

Rivali më i fortë? Tirana është një skuadër shumë e mirë. Luajtëm ndeshjen e parë kundër Laçit, që ishte një skuadër shumë serioze. Kampionati sapo ka filluar. Ka shumë kundërshtarë të fortë dhe mendoj se për këtë gjë duhet të flasim pas 15 ndeshjeve të para.

Mendoj se Egnatia është një skuadër shumë serioze, me lojtarë tepër seriozë.

Partizani më i mirë i Zekiçit? Shpresoj ta shohim shpejtë. Kemi pasur një kohë më të shkurtër për t’u bërë gati. Na duhet pak kohë që të jemi gati. Mendoj se shumë lojtarë mund të bëjnë progres dhe të luajnë më mirë”, tha Zekiç. JS

()

Arena e Lajmit


Pragndeshja me Egnatian, Zekic vlerëson rivalin: Kundërshtar serioz, ka shumë pretendentë për titullin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook