Tekniku i Dinamos: Na duheshin pikët, portieri Rexhepi nuk gjykohet prej një episodi

Tekniku i Dinamo Cityt, Di Biagio dha mendimin e tij pas disfatës 2-1 me Erzenin.

“Në minutat e para Erzeni ishte më agresive. Në fundin e pjesës së parë u duk sikur rregulluam diçka. Në fillimin e pjesës së dytë morëm në dorë lojën. Në pjesën e dytë bëmë një ndeshje të shkëlqyer, ndërsa kundërshtarët u dukën sikur nuk u afruan fare në zonën tonë. Patëm dy-tre raste të mira për të shënuar. Nga kjo ndeshje duhet të marrim gjërat e mira që bëmë ndeshjen e dytë.

Pikët janë të rëndësishme. Nëse nuk luan mirë e ke të vështirë për të fituar besim dhe për të dominuar kundërshtarin. Erzeni në pjesën e dytë vetëm largonte topin. Skuadra arriti të krijonte njëlloj avantazhi në lojë. Pastaj ndodhi ai ‘aksident’ i Rexhepit. Rexhepi është portieri ynë i madh, pasi na shpëtoi një ndeshje më parë.

Në pjesën e parë ishte një skuadër që e qarkullonte topin shumë ngadalë. Më pas vendosa të ndryshoja skemën. Duhet të nisemi nga këto pak gjëra pozitive në pjesën e dytë për të vazhduar më tej.

Tusha u fut në fushën e lojës kur Dinamo kishte marrë kontrollin e lojës. Tusha është një lojtar që besojmë shumë. Është një lojtar cilësor dhe do e ndihmojë ekipin.

Është e vërtetë që disa momente nuk i kemi shfrytëzuar siç duhet. Marku ka luajtur duke shtrënguar dhëmbët. Nuk ishim të qartë dhe të pastër në pasimet tona.

Ndeshja me Partizanin është një ndeshje shumë e vështirë. Na pret një ndeshje e bukur derbi. Aty mund të bëjmë një rezultat, pasi është e fortë në letër. Në katër të parat u dukën të lehta në letër dhe për këtë arsye nuk kemi bërë mirë” – Tha ai. JS

()

Arena e Lajmit


Tekniku i Dinamos: Na duheshin pikët, portieri Rexhepi nuk gjykohet prej një episodi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook