Ish-presidenti i Bayern dhe anëtar i këshillit administrativ të klubit gjerman, Uli Hoeness, ka komentuar hipotezat e një kalimi të mundshëm të Louis van Gaal në drejtim të kombëtares së Gjermanisë:
“Jam një tifoz i madh i Louis si trajner, por nuk e di nëse është në dispozicion. Unë do të merrja Pep Guardiola-n, por ky nuk është një opsion”, ka pranuar Hoeness për Süddeutsche Zeitung.
Vendi i trajnerit të kombëtares gjermane është akoma bosh pas shkarkimit të Hans-Dieter Flick. Mes emrave të përmendur si zëvendësues të mundshëm janë Julian Nagelsmann me Matthias Sammer.
()