Të ruash ritmin e Man.City, kryesuesve të Premier League, nuk është aspak e lehtë. Arsenal mbetet në ndjekje të “qytetarëve”, por vuajnë jo pak në transfertë përballë Everton. Në “Godison Park”, ekipi i Artetas arriti të dale me tre pikë pas suksesit minimal 0-1. “Topçinjtë” ishin superior në çdo aspak, iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje, ndërsa goditja fituese erdhi në minutën e 69-të, ku Trossared me një prekje magjike shënoi golin tri pikësh që pozicion Arsenal në vendin e 4 në kuotën e 13 pikë, po aq sa Liverpool e Tottenham dhe minus 2 pikë nga Man.City.
Vijon të zhgënjejë në mënyrë të pabesueshme Chelsea. Blutë u ndalën sërish, këtë herë në një barazim pa gola në transfertë përballë Bournemouth. Ekipi i Pochettino-s dukej pa busull, shumë konfuz, ku e kishin të vështirë të gjenin rrugën e rrjetës, edhe kur e bënë diçka të tillë u ndalën nga VAR, duke dale me një pikë nga kjo transferë, një rezultat që ndez edhe një herë alarmin në Londër pasi Chelsea e sheh veten në vendin e 14-të në kuotën e 5 pikëve pas 5 ndeshjeve.
Trajneri Pochettino e ka të vështirë të gjejë fjalët pas këtij fillimi sezon, por kthehen kokën pas dhe “qan” mungesat e shumta: “Ka shumë pritshmëri për këtë ekip, pas parave të shpenzuara, por unë nuk mund ta ndryshojë realitetin. Me të gjithë skuadrën në dispozicion mund të konkurrojmë, por më mungonin 12 lojtarë për shkak dëmtimesh, kjo është situata”, u shpreh Pochettino pas ndeshjes.
()