Barazimi me Partizanin, tekniku Tetova i kënaqur: Një pikë e merituar, rezultat i drejtë

Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova komentoi barazimin 1-1 me Partizanin.

“Ashtu si shkoi loja mendoj se ishim ne më afër fitores. Por meqë doli barazim mendoi se ishte rezultati i drejt. Po të ishim shfaqur më mirë përpara portës mendoj se do fitonim. Jam i lumtur, goli i Fernandos është për tu futur në arkiv, pasi vitet e fundit nuk ka pasur një gol të tillë. Por sot unë qaj 3 pikëshin pasi ne lamë 2 pikë.

Nuk është pak të marrësh 1 pikë tek Partizani, por edhe ne kishim mundësitë tona dhe unë e shikoj se ne ishim më afër fitores.

“Normalisht diskutuam me lojtarët në pjesën e parë për skemën dhe menduan që në fundin e ndeshjes të ishim pak më të tërhequr. Por Alban Hoxha ka merita me pritjet që bëri. Dëamena shënon gola në trafik, humbja e 11-metërshit janë gjëra që ndodhin. Patjetër që kishim ardhur për një rezultat pozitiv, por ashtu si shkoi ndeshja, mendoi se ne duhet të dilnim me 3 pikë sot”, – tha ai. JS

()

Arena e Lajmit


Barazimi me Partizanin, tekniku Tetova i kënaqur: Një pikë e merituar, rezultat i drejtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook