EMRAT/ I hodhën fishekzjarre në banesë dhe dhunuan një person, procedohen penalisht tre të rinj në Sarandë

Policia e Sarandës ka ndaluar tre të rinj, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur fishekzjarre në oborrin e banesës së një të riu tjetër.

Mësohet se tre tre të proceduarit janë: Xhoni Proi, 19 vjeç, Elvin Beqiri 19 vjeç dhe Flori Pasho 21 vjeç.

Mësohet se pas këtij veprimi ata e kanë kanosur shtetasin Megliano Ali, banues në Konispol dhe më pas e kanë goditur me grushte. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Xh. P., 19 vjeç, E. B., 19 vjeç dhe F. P., 21 vjeç, të tre banues në Konispol, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur lëndë piroteknike (fishekzjarre), në oborrin e banesës së shtetasit M. A., në Konsipol, të cilin më pas e kanë kanosur dhe e kanë goditur me grushte.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit


EMRAT/ I hodhën fishekzjarre në banesë dhe dhunuan një person, procedohen penalisht tre të rinj në Sarandë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook