Fitorja në derbi i bën me krahë, por në Itali kanë “zbuluar” ekipin anti-Inter. Ja pse Juve mund të rivalizojë

Për herë të parë në histori, Inter arriti të sigurojë 5 fitore radhazi në derbin e “Madonnina-s”, por kjo nuk ishte thjesht një fitore e radhës, ishte një fitore spektakolare që konfirmoi forcën e madhe të këtij ekipi, për momentin zikaltërit janë pa diskutim ekipi më në formë në Serie A, favoriti kryesor. 4 ndeshje 4 fitore, 13 gola të shënuar vetëm 1 i pësuar, sulmi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë në Itali.

Inter
Inter

Inzaghi ka ndërtuar një ekip shumë solid, në vitin e tij të tretë në krye të këtij ekipi, Interi i tij po ecën me 100 km/h. Me një kapiten të ri si Martinez, me një talent si Thuram dhe me veteranë si Mkhitaryan, Interi i tij duket i kolauduar në perfeksion, të paktën për momentin. Nëse deri përpara derbit, Milani shihej si rivali i tyre më i madh, tani në sytë e mediave, rivali kryesor i Inter pritet të jetë Juventus, një skuadër e rilindur këtë vit.

“Zonja e Vjetër” e ndjek edhe në tabelën e klasifikimit me 10 pikë në 4 javë. Ekipi i Allegrit po ri ngrihet me dyshen Vlahovic-Chiesa, por “asi” i Juves është fakti që nuk luajnë në Evropë.

Tuttosport
Tuttosport

Ky është një bonus i madh në fushë, pasi kur Inter do të luajë në Champions, do të përballet me ekipet më të forta në Evropë, Juve do pushojë, rreziku për t’u dëmtuar lojtarët është më i vogël, për këto arsye, për momentin Juve shihet si ekipi anti-Inter.

()

Arena e Lajmit


Fitorja në derbi i bën me krahë, por në Itali kanë “zbuluar” ekipin anti-Inter. Ja pse Juve mund të rivalizojë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook