Fundoset “nëndetësja” , por Di Biagio sheh përpara: Bëjmë rezultat ndaj Partizanit

3 pikë në 4 javë, 3 humbje 1 fitore, janë shifra që kthejnë shumë shpejtë makthet e të kaluarës. Historia e duket e njëjtë edhe këtë sezon, Dinamo vjen me një projekt të bujshëm në letër, por në fushë blutë janë hija e emrit. Këtë herë situatë duket edhe më pak premtuese, pasi ky ekipi i ri, Dinamo City është shumë larg kryeqytetit, shumë larg tifozëve, madje po bën edhe më keq se sa rikthimi i tyre në elitë dy vite më parë. Humbja e fundit kundër Erzenit, një ekip me plot halle vetëm sa rëndon situatën e bluve.

376257268 702999941866141 4316187435626063734 N
376257268 702999941866141 4316187435626063734 N

Luigi Di Biagio dhe stafi i tij duhet të bëjnë diçka më shumë për të zgjuar këtë ekip që e ka të vështirë të shënojë, vetëm 5 gola në 4 javë, ndërsa kanë pësuar 7 gola. Situata nuk duket shumë premtuesi pasi kalendari sa vjen e ndërlikohet, duke filluar që nga java e ardhshme duhet të bëjnë llogaritë me Partizanin, por Di Biago e sheh në sens pozitiv këtë pjesë:

Di Biagio
Di Biagio

“Ndeshja me Partizanin është një ndeshje shumë e vështirë. Na pret një ndeshje e bukur derbi. Aty mund të bëjmë një rezultat, pasi është e fortë në letër. Në katër të parat u dukën të lehta në letër dhe për këtë arsye nuk kemi bërë mirë”, u shpreh Di Biago pas humbjes 2-1 përballë Erzenit.

()

Arena e Lajmit


Fundoset “nëndetësja” , por Di Biagio sheh përpara: Bëjmë rezultat ndaj Partizanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook