Milani debuton për këtë sezon në Champions League nesër në San Siro duke pritur Newcastle. Skuadra kuqezi do të duhet menjëherë të lërë mënjanë disfatën e hidhur në derbi dhe të përqendrohet në ndeshjen europiane, në raundin e parë. Shumë ndryshime në ekipin e Milanit priten për këtë takim, çka e ka konfirmuar edhe trajneri Pioli.
Pulisic dhe Reijnders mbeten jashtë dhe favoritë për të nisur nga minuta e parë janë Chukwueze dhe Pobega. Tomori rikthehet në mbrojtje pas pezullimit që vuajti në kampionat dhe merr kështu vendin e Kjaer.
Milanin pritet të zbresë në fushë me një skemë 4-3-3 me portierin Maignan që do ketë përpara Calabria, Thiaë, Tomori dhe Theo Hernandez. Mesfusha pritet të përbëhet nga Loftus-Cheek, Krunic dhe Pobega. Sulmi me gjasë do i besohet Chukwueze, Giroud dhe Leao.
Te Newcastle, Tonali u rikuperua, pasi nuk luajti në Premier League të shtunën. Joelinton dhe Willock mbetën në shtëpi për shkak të lëndimit, ndërsa Wilson është në dyshim pasi kreu stërvitje të diferencuara, por megjithatë u bashkua me grupin për në Milano. JS
Formacionet e mundshme:
()