“Nuk ka ligj që ndalon betimin e Belerit si kryebashkiak”, Bumçi: McGonigal u deklarua fajtor, pse nuk pati hetim për Ramën?!

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24 ka folur në lidhje me çështjen e arrestimit të Fredi Belerit dhe lënien e tij në burg pas apelimit në GJKKO.

Bumçi u shpreh se nuk ka asnjë ligj që ndalon betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës, edhe pse ky i fundit ndodhet prej muajsh tanimë në qeli, i akuzuar për shitblerje votash.

Ai shtoi se Rama ka kapur gjithçka në vend, teksa tha se ky rast është i ngjashëm me diktaturën pasi një kandidat për kryebashkiak përfundon në qeli.

Sakaq, ai paralelizoi këtë rast me atë të Charles McGonigal, duke thënë se ky i fundit është deklaruar fajtor para drejtësisë amerikane, gjë që sipas tij duhet të nxiste një hetim nga SPAK për kryeministrin Rama në Shqipëri.

“Raporti i OSBE thotë se ka pasur blerje vote, por më keq ka qenë përdorimi i shtetit në zgjedhje. Kush e kishte shtetin? Nuk ka asnjë hetim për daljen e të dhënave. Jemi në vitin e katërt pasi ka rënë tërmeti. Janë ndarë para për tërmetin në këto zgjedhje.

Rama e quajti kodin e votuar zgjedhor kinezrëi sepse nuk e respekton. Beleri kapet me akuzën për 400 mijë lekë të vjetra, te restoranti i tij. Kjo është diktatura. Futet kandidati në burg dhe më pas fiton zgjedhjet. Qytetarët janë ndjerë të kërcënuar. Atyre u prish shtëpitë dhe u merr pronat.

Nuk ka ligj që ndalon betimin. Ai duhet të betohet si kryebashkiak. Rama ka kapur gjithçka. McGonigal është arrestuar dhe po deklarohet fajtor. Pse nuk pati SPAK një hetim për kryeministrin këtu”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit


“Nuk ka ligj që ndalon betimin e Belerit si kryebashkiak”, Bumçi: McGonigal u deklarua fajtor, pse nuk pati hetim për Ramën?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook