Sesioni i OKB në Nju Jork, Berisha: Delegacioni i Ramës dhe Begajt me 35 vetë, kryeministri refuzoi stafin e Presidentit në “Ismailin” e tij

Delegacioni shqiptar në sesionin e përvitshëm të OKB-së në Nju Jork do të përfaqësohet nga 35 veta, sipas ish-kryeministrit Berisha.

Duke folur në deklaratën e përjavshme për shtyp, ai tha se shpenzimet e delegacionit shqiptar shkojnë rreth 500 mijë euro, teksa tha se kryeministri kishte refuzuar që delegacioni i tij dhe Presidentit të udhëtonin në të njëjtin avion.

“Udhëtimi për në OKB i Ramës dhe Presidentit do të jetë një nga udhëtimet më të kushtueshme të përfaqësuesve të një shteti. 35 vetë ndodhen në delegacionet e tyre në Nju Jork. një numër i tillë i madh është më i pazakonti dhe që do të thotë se po të kemi parasysh se Rama refuzoi të pranojë në Ismailin e tij delegacionin e Kryetarit të Shtetit, do të thotë një shpenzim deri në gjysmë milionë euro nga buxheti i qytetarëve. Vjedhjet e tyre janë të përditshme dhe të pafundme. U bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presionin më të madh ndaj deputetëve në mënyrë që të votojnë ligjin për minimumin jetik”, -tha Berisha.

()

Arena e Lajmit


Sesioni i OKB në Nju Jork, Berisha: Delegacioni i Ramës dhe Begajt me 35 vetë, kryeministri refuzoi stafin e Presidentit në “Ismailin” e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook