5 gola të pësuar në derbi nuk harrohen lehtë. Goditja që Milan mori nuk është nga ato humbje që kalon pa lënë gjurmë, por kuqezinjtë kanë shansin të shlyejnë sado pak atë gabim teksa të martën luajnë në Champions League kundër Newcastle: “Duhet të harrojmë atë zhgënjim në derbi, për fat të mirë kemi Champions League. Jemi duke e përgatitur këtë ndeshje me përqendrim dhe kujdes, pasi e dimë se sa grup i vështirë është ky.
Newcastle është i fortë, një ekip fizik. Tonali? Do të jetë bukur të takohemi, edhe për të do të jetë emocionuese”, u shpreh Pioli në konference për shtyp.
()