Aksidenti në aksin Pogradec-Lin, turistja italiane niset me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Turistja italiane, e cila u aksidentua në aksin rrugor Pogradec-Lin është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Aksidenti i rëndë ndodhi në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”. 31 vjeçarja italiane, e cila drejtonte motorin, u përplas me një automjet tip Benz që drejtohej nga një 33 vjeçar.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motorit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit në rrugë.

 

()

Arena e Lajmit


Aksidenti në aksin Pogradec-Lin, turistja italiane niset me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook