Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie ka botuar një libër të titulluar “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato” në bashkëpunim me Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren.
Ky libër është përkthyer dhe në Shqip. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shkruar shqip dhe shprehet e lumtur që ky libër gjendet në Shqipëri dhe në Kosovë.
“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar Jolie.