Gjykata Penale e Tiranës vendosi sot pro kërkesës për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, duke i hapur kështu rrugë gjykimit të tij në Hagë.
Por ndërkohë avokatët e tij kanë pretenduar se qoftë arrestimi, qoftë kërkesa për ekstradim janë të paligjshme.
Avokati i tij e ka cilësuar si një vendim politik. Për këtë është shprehur se brenda një afati 10 ditor, do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, për të rrëzuar vendimin e marrë sot.
Po sot mbështetës të tij janë mbledhur para Gjykatës së Tiranës. Ata njëzëri kanë protestuar, duke kërkuar lirimin e Goxhajt. Arrestimi i Goxhajt u bë për llogari të Gjykatës Speciale. Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.