Sipas informacioneve të “BILD”, Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB) dhe Julian Nagelsmann (36 vjeç) kanë rënë dakord në parim që të punojnë së bashku deri në Kampionatin Evropian 2024. Mbeten për t’u sqaruar vetëm detajet përfundimtare. Paga mujore duhet të jetë rreth 400 mijë euro.
Nagelsmann i ndërpritet kontrata me FC Bayern dhe ai kalon në DFB si transferim i lirë. Pra, ai heq dorë nga shumë para për punën e trajnerit kombëtar. Te Bayern ai do të kishte marrë rreth 20 milionë euro deri në vitin 2026 për të mos bërë asgjë. Tani rroga është rreth 4 milionë euro deri në Europian. Pastaj kthehet në treg.
Nagelsmann më parë ka drejtuar Hoffenheim, Leipzig dhe FC Bayern. Në ndalesën e tij të fundit ai duhej të largohej në mars dhe u zëvendësua nga Thomas Tuchel. Flick u shkarkua pas humbjes 4-1 kundër Japonisë. Ai kishte fituar vetëm katër nga 17 ndeshjet e tij të fundit dhe Kupa e Botës përfundoi që në grupe.
()