“Tempulli”/ Në kërkim për drogë, arrestohet i riu në Elbasan (VIDEO)

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Tempulli. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra Erijon Kullolli.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijon megaoperacioni policor mbarëkombëtar i koduar “Tempulli”, ndërsa në pranga përfundoi një 26-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim.

Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në lagjen “28 nëntori”, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi E. K., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë.

Arena e Lajmit


“Tempulli”/ Në kërkim për drogë, arrestohet i riu në Elbasan (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook