VIDEO/ Përmbysje fantastike, Laçi mund Vllazninë në Kurbin, disfata e dytë radhazi për Skënderbeun

Laçi ka triumfuar me përmbysje në shtëpi me shifrat 2-1 ndaj Vllaznisë, në takimin e vlefshëm për Superioren. Shkodranët kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me Boshnjakun, duke surprizuar kështu shpejt kundërshtarët. Atëherë kur mendohej se skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, në fundin e fraksionit të parë, kurbinasit vendosën ekuilibrat me Sobowale.

Për përmbysjen e madhe të skuadrës së drejtuar nga Skerdi Bejzade duhej të vinte minuta e 82-të, kur një gol për panoramë i Trev-ës i mahnit të gjithë. Laçi renditet në vendin e dytë me shtatë pikë, sakaq Vllaznia gjendet e pesta me pesë pikë.

 

 

Pasi fitoi dy ndeshjet e para, Skënderbeu duket në rënie të lirë, teksa skuadra korçare pësoi humbjen e dytë radhazi. Ekipi i Gvozdenovic u mund 1-0 në transfertë nga Teuta. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 25-të dhe mban firmën e Arifit. Me këtë rezultat, durrsakët janë në vendin e tetë me katër pikë, ndërsa Skënderbeu pozicionohet e katërta me gjashtë pikë. JS

 

 

 

()

Arena e Lajmit


VIDEO/ Përmbysje fantastike, Laçi mund Vllazninë në Kurbin, disfata e dytë radhazi për Skënderbeun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook