Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBV2”, Dea Mishel feston këtë të mërkurë datëlindjen e saj të 28-të.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë moderatorja, duke postuar një foto- album ku shfaqet provokuese e veshur me një “bodysuit” dhe me një tortë afër vetes.
Në fund të fotove ka postuar dhe një shprehje ku thotë:
“E shoh veten si një kometë e zjarrtë. Të gjithë ndalojnë, dhe thonë: “oh shikoje atë”, dhe pastaj ooshh, zhdukem…Dhe nuk do të shohin më një gjë të tillë asnjëherë… Nuk do jenë në gjendje në më harrojnë, asnjëherë.”
Kujtojmë që Dea Mishel aktualisht ka rifilluar punën në televizion si moderatore.