FOTO/ “Kush djallin shënon”, mediat dhe Pioli kapen pas Leaos: Duhet të çante rrjetën

25 raste për gol, 8 gjuajtje në kuadrat, por as kaq nuk mjaftuan për të dalë me pikë të plota nga sfida e parë të Champions League, ajo kundër Newcastle. Me peshën e humbjes së rendë në derbi, Milan u rikthyer shpejt në “San Siro”, përballë “qymyrxhinjve” ishin dominues në çdo aspak, por portieri Pope dhe egoizmi i Leao-s bën që “djalli” të mos shkonte më shumë se një barazim pa gola. Të gjithë në radhë, nga minuta e parë, provuan në çdo formë të gjenin golin e avantazhit, por në asnjë rast nuk arritën të kalonin “murin” anglez.

Leao
Leao

Edhe atëherë kur gjithçka dukej e lehtë, Leao provoi të gjente golin e bukur, por dështoi në mënyrë spektakolare. Historia nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, nuk patën asnjë efekt as zëvendësimet e Piolit, ndërsa për të ndërlikuar situatën mendoi portieri Mike Maignan i cili doli nga fusha i dëmtuar si pasojë e një tërheqje muskulore.

Ddd
Ddd

Bëhet fjalë për një tërheqje në kofshën e majtë.

“Kush djallin shënon”, ky titull i La Gazzetta tregon qartë aq të ndodhi në këtë 90-minutësh.

La Gsazzeta
La Gsazzeta

Në përfundim të sfidës, trajnerit Pioli nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të qajë rastet e humbura, mbi të gjitha atë të Leaos:

Pioli
Pioli

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen. Komanduam lojën dhe zhvilluam një ndeshje të kujdesshme në mbrojtje, ndërsa në sulm ishim të rrezikshëm, por nuk i shfrytëzuam si duhet ato raste që krijuam. Leao? Mendoja se do të çante portën në atë rast, u shpreh ndër të tjera Pioli.

()

Arena e Lajmit


FOTO/ “Kush djallin shënon”, mediat dhe Pioli kapen pas Leaos: Duhet të çante rrjetën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook