Orjono është një ndër konkurrentët më të rinj të “Për’puthen”, i cili ka bërë një hyrje krejt ndryshe në studio.
Ai kishte vendosur që paraqitjen e parë në studio t’a bënte me një kërcim shumë sensual.
E performanca e konkurrentit të ri jo vetëm që ‘tërboi’ vajzat, por gjithashtu mori edhe vëmendjen e djemve të pranishëm në studio.
Ndërkohë kujtojmë se këtë sezon të ri të emisionit të dashurisë është duke e moderuar Megi Pojani, e cila më herët ka thënë se do të jetë ‘zjarr’.
Moderatorja e njohur gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë djemve dhe vajzave që të aplikojnë që të bëhen pjesë e “Për’puthen”.